Për herë të parë fermerët nga zona të ndryshme të jugut dhe jo vetëm dolën me traktorë në rrugë duke bllokuar hyrjen e autostradën Lushnjë –Fier për 30 minuta.
Në shenjë proteste blegtorët derdhën qumështin me autobot për të treguar se prodhimi vendas po shkon dëm, sepse tregu po dominohet nga produktet e importit.
Në shenjë proteste ata derdhën në rrugë sasi të mëdha qumështi.
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi ka reaguar pas protestës. Ai thotë se ky shtet do më shumë qumështin që vjen nga Serbia se atë të blegtorëve shqiptarë.
Korreshi: Sot Blektoret dhe Fermeret kane protestuar se bashku per uljen ne menyre drastike dhe te pashpjegueshme te çmimit te qumeshtit! Ky shtet do me shume qumshtin Serb se ate te Blegtoreve Shqiptar.
Keta te fundit jane kategoria me e pa mbrojtur se bashku me fermeret.
Pa ndihma nga shteti dhe me kritere absurde per mbajtjen e rritjen e bagetive.
Sunvencione qe marrin miqte e partise dhe jo fermeret e ndershem qe kane nje kosto te paperballueshme per rritjen e bagetive.
Edhe pse cmimi i djathit eshte ne stratosfere ai i qumeshtit eshte ulur nga te gjithe grumbulluesit si nje forme e paster karteli ndermjet tyre.
Shtet degjo e mba vesh, hajdeteria jote nuk mund te rendoj fermeret, autoritet i konkurences po falimentoni blektoret me keto forma kartele e cmim qe eliminon konkurencen.