Rruga nacionale Kallpaq-Janinë do të jetë e bllokuar deri në orën 22:00 të mbrëmjes së kësaj të shtunë.
Policia e Gjirokastrës sqaron se policia greke ka njoftuar për bllokimin e rrugës për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët në vendin fqinj.
Njoftimi:
Policia Kufitare greke njofton se deri në 22:00 rruga nacionale Kallpaq-Janinë do jetë e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët. Lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla. Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë dhe autobuzë), nuk do lejohen të qarkullojnë në këtë hark kohor.