Protesta e 6 dhjetorit dhe zgjedhjet lokale, Meta i shkon Berishës në zyrë

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shkuar sot në selinë blu për të takuar kreun demokrat Sali Berisha.

Takimi mes dy liderëve të opozitës vjen pak ditë para protestës së organizuar nga Berisha, që prite të zhvillohet më 6 dhjetor. Kjo protestë pason atë të 12 nëntorit, ku shumë demokratë u mblodhën në bulevardin “Dëshmorë e Kombit” duke kërkuar largimin e Ramës.

Në takim, Berisha dhe Meta mund të diskutojnë dhe për zgjedhjet lokale, që do të mbahen më 14 maj 2023. Mes PL dhe PD është firmosur një marrëveshje për të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhje./albeu.com


Shtuar 23.11.2022 10:40