Propozimi në Kuvendin e PD: Të krijohet Aleanca Qytetare për Demokracinë, funksioni që do të ketë

Kryesia e Partisë Demokratike i ka propozuar Kuvendit Kombëtar të kësaj force politike, që të krijohet një organizatë partnere e PD-së, e quajtur Aleanca Qytetare për Demokracinë.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komisionit për drejtimin e punimeve të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, Jemin Gjana, i cili shtoi se shpallja “non grata” e Berishës është e papajtueshme për çdo funksion drejtues në PD.

Më pas ishte Alibeaj ai që sqaroi më saktë funksionin që do të ketë kjo organizatë partnere.

“Ka edhe nje vendim të rëndësishëm, i cili është edhe më i rëndësishëm se dy të parët, bëhet fjalë për një ndryshim të nenit 85 në statutin e PD-së. Ftoj Alibeajn që ta shpjegojë këtë situatë”, u shpreh Gjana.

“Do të krijohet një organizatë partnere e PD-së e quajtur Aleanca qytetare për Demokracinë. Përveç organizatave partnere të deritanishme, partia do të ketë edhe Aleancën qytetare për Demokracinë. Ajo përbëhet nga intelektual dhe antarësimi në parti nuk është kusht për pjesëmarrjen në aleancë. Aleanca synon të forcojë lidhjen dhe debatin konstruktim ve shoqërinë”, u shpreh Alibeaj./albeu.com/