Këshilli Bashkiak i Memaliajt, zhvilloi një mbledhje të jashtëzakonshme pas propozimit të këshilltarëve të opozitës dhe përfaqësuesve të partive të vogla, duke vendosur zhvillimin e konsultimeve publike me banorët në të gjitha njësitë administrative të bashkisë.
Në mbledhje ishin të pranishëm 12 prej 15 anëtarëve të këshillit. Vendimi për organizimin e dëgjesave u miratua unanimisht.
Të lidhura
None found
Takimet me komunitetin janë planifikuar për datat 8, 9 dhe 10 shtator. Gjatë secilës ditë do të zhvillohen dy dëgjesa, me përfshirjen e të gjitha njësive administrative.
Për koordinimin dhe mbarëvajtjen e procesit u krijua një komision me përfaqësues të këshillit bashkiak. Në krye të tij u vendos Afize Sula, ndërsa Flamur Muçomati u zgjodh nënkryetar dhe Xhevit Kaçorri sekretar.
Si anëtarë të komisionit u caktuan Bujar Mamaj dhe Petrit Lumani.
Qëllimi i këtyre dëgjesave është që shqetësimet dhe problematikat e banorëve t’i përcillen më drejtpërdrejt institucionit vendor të Bashkisë Memaliaj.
