Ditën e sotme në orën 11:00 do të mbahet seanca plenare për propozimin francez në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Një ditë më parë në Kuvendin e RMV-së, fjalim mbajti edhe Ursula Von Der Lejen para deputetëve, ku nga disa prej tyre të Levicës lëshuan Kuvendin, ndërsa të VMRO-DPMNE-së me parulla kundër marrëveshjes dhe propozimit bullgar.
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nuk doli dot me një vendim, pasi opozita ka kundërshtuar ashpër propozimin francez. Një prej deputetëve opozitar e dogji dokumentin, ndërsa një tjetër e grisi atë.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski u largua nga salla e Kuvendit pasi nuk mundi të mbante dot fjalën e tij për shkak të se opozita nisi të reagonte me tone të ashpra./albeu.com