Propozimi francez, Presidentja e KE-së ka sërish një porosi për Shkupin

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot vonë pasdite ka publikuar një mesazh të ri në profilin e saj në rrjetin social Twitter, i cili i referohet Maqedonisë së Veriut dhe propozimit francez, që ka nxitur reagime në Shkup.

“Nuk mund të ketë dyshim se gjuha maqedonase është gjuha juaj. Ne e respektojmë plotësisht këtë”, ka shkruar Von der Leyen, e cila dje në Shkup ka hasur në reagime nga protestuesit dhe opozita se me propozimin francez cenohet identiteti maqedonas dhe pason bullgarizimi.

Krahas njoftimit të sotëm, Ursula von der Leyen ka postuar edhe video material me klip nga fjalimi i saj i djeshëm në Kuvendin e Maqedonisë. Njoftimi në profilin e presidentes së Komisionit Evropian vjen pasi sot pasdite zëdhënësja e KE refuzoi të japë një përgjigje të saktë – nëse performanca e Ursula von der Leyen do të thotë se BE-ja e njeh gjuhën maqedonase. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares nga korrespondentja e MIA-s në Bruksel, zëdhënësja e KE-së, Dana Spinant tha se dje kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen, ka folur për “gjuhën e përdorur nga njerëzit në Maqedoninë e Veriut”. (INA)