​Propaganda serbe, rastin në Pejë e paraqesin si “dhunë ndaj të moshuarës serbe nga një shqiptare”

Videoja e dhunimit të një gruaje të shtyrë në moshe nga punëtorë të papërgjegjshme në Pejë, që bëri bujë në mediat e Kosovës. Por e njëjta nga mediat serbe po përdoret shumë se “viktima është një e moshuar serbe”, e cila sipas tyre “maltretohet nga infermieret shqiptare”, shkruan Telegrafi.

Për njohësin e sigurisë, Agim Musliu, ky është një tjetër keqpërdorim i skajshëm i fakteve nga propaganda serbo-ruse.

Propaganda e mediave serbe

Ai thotë se kjo mund të jetë e organizuar nga struktura të sigurisë në Serbi pasi shpërndarja ka qenë masive.

“Ky rast është njëri nga shembujt më të freskët të makinerisë të luftës speciale të Beogradit.

“Se dezinformimi me një fatkeqësitë të këtij lloji, duket se është i organizuar nga struktura të sigurisë së Serbisë, është edhe fakti se shpërndarja e kësaj videoje është shumë e shpejtë dhe masive. Sigurisht janë angazhuar botët (robotët elektronikë) të Vuçiqit, të cilët janë me dhjetëra mijëra. Nga kjo le ta nxjerrim si shoqëri një mësim se, sa herë del një video e këtij lloji, Serbia, sipas modelit rus, falsifikon faktet”, shkroi Musliu.

 


Shtuar 3.11.2022 12:21