Një punonjës i zhgënjyer nga punëdhënësi i tij i ka dëmtuar me sëpatë automjetin luksoz “Audi A8”.
Sipas mediave të huaja, veprimi është kryer nga një punonjës ndaj automjetit të punëdhënësit të tij pasi ky i fundit nuk i kishte dhënë pagën prej kohësh.
Kjo ka bërë që punonjësi kroat të mos durojë më, të rrëmbejë sëpatën dhe të hakmerret ndaj pronarit.