Inteligjenca amerikane sinjalizon Shtëpinë e Bardhë, Washington Post: Netanyahu mund të pengojë ujdinë me Iranin

Sipas një shkrimi të Washington Post, që i referohet zyrtarëve aktualë dhe ish-zyrtarëve amerikanë, agjencitë e inteligjencës në SHBA kanë vënë në dijeni administratën amerikane se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mund të lëvizë në mënyra që dëmtojnë përpjekjet e Uashingtonit për të siguruar një marrëveshje afatgjatë paqeje me Iranin.

I njëjti raport thekson se, bazuar në informacionet e mbledhura nga inteligjenca amerikane, zyrtarët besojnë se Izraeli duket i prirur të vijojë veprimet ushtarake kundër Hezbollahut në Liban, edhe pse më herët gjatë ditës të dyja palët shpallën armëpushim. Sipas kësaj analize, një skenar i tillë do të rëndonte më tej raportet tashmë të ndjeshme mes SHBA-së dhe Iranit, në një kohë kur Teherani kërkon ndërprerjen e plotë të luftimeve në territorin libanez si kusht thelbësor për çdo ecuri diplomatike.

Të lidhura

None found

Raporti nënvizon se një zgjerim i mëtejshëm i ofensivës izraelite në Liban jo vetëm do të vinte në rrezik kuadrin e marrëveshjes së firmosur mes SHBA-së dhe Iranit pardje, të mërkurën, por mund të sillte edhe një përçarje të rëndë në raportin Netanyahu-Trump, i cili ka pasur peshë të madhe për rrugëtimin politik të kryeministrit izraelit.

Nga Franca, ku ndodhej për samitin e G7, vetë Donald Trump kishte folur për një “mosmarrëveshje të vogël për Libanin” me Netanyahun. Ai kishte sqaruar se i kishte kërkuar liderit izraelit të mos “shembte një ndërtesë sa herë që dikush nga Hezbollahu hyn”.

Në analizën e re të agjencive amerikane thuhet gjithashtu se, me zgjedhjet e vjeshtës në Izrael në horizont, mbijetesa politike e Netanyahut lidhet ngushtë me domosdoshmërinë për të mbajtur një prezencë ushtarake në Liban dhe për të ashpërsuar goditjet ndaj Hezbollahut. Sipas vlerësimit, çdo tërheqje e trupave ose ndalim i operacioneve mund të shihet në vend si humbje politike apo personale.

Dokumenti ndalet edhe te pakënaqësia e Izraelit ndaj kushteve të memorandumit të mirëkuptimit mes SHBA-së dhe Iranit, pasi zyrtarët izraelitë mendojnë se ato zbehin politikën e “presionit maksimal” ndaj Teheranit. Nga ana tjetër, zyrtarët amerikanë këmbëngulin se dispozitat e marrëveshjes nuk ia heqin Izraelit të drejtën për t’iu kundërpërgjigjur sulmeve të Hezbollahut, por theksojnë se prioritet mbetet përmbyllja e marrëveshjes dhe shmangia e një krize ekonomike globale përmes rihapjes së Ngushticës së Hormuzit.

Brenda Izraelit, shumica e opinionit publik mbështet vijimin e përshkallëzimit kundër Hezbollahut. Njëkohësisht, analistët argumentojnë se një tërheqje ushtarake mund të lexohet nga elektorati si disfatë, duke shtuar trysninë politike mbi qeverinë e Netanyahut.

Në fund, raporti tërheq vëmendjen se edhe në mungesë të një përshkallëzimi të ri, mospranimi i Izraelit për të larguar trupat nga Libani jugor mund të dëmtojë marrëveshjen SHBA-Iran. Siç citohet një zyrtar amerikan, prania e forcave përbën një “recetë për destabilizim”, sepse rrit mundësinë e përplasjeve të reja mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut.


Shtuar 19.06.2026 20:41

grandpashabetcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerzirvebetholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetultrabetGrandpashabetpadişahbetjojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabet girişjojobetGrandpashabet