Në kërkim të pronarëve të incineratorit. Policia kontrolle në dy hotele luksoze. Verifikohet dhe sistemi TIMS.
Veç arrestimit të Lefter Kokës, u shpallën në kërkim edhe dy persona të tjerë, që kishin lidhje me aferën e inceneratorëve.
Bëhet fjalë për arrestimin e Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, dy personat e shpallur në kërkim lidhur me dosjen e incineratorit të Elbasanit.
Gjithashtu bëhet me dije se policia ka vijuar kërkimet për kapjen dhe arrestimin e tyre.
Sipas burimeve, mësohet se janë ushtruar kontrolle dhe në dy hotele luksoze ku mendohet se mund të kenë qenë strehuar por ende nuk është arritur arrestimi i administratorëve të dy kompanive.
Ndërkohë nesër në Gjykatën Speciale pritet të jepet rivlerësimi i masës së sigurisë për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka tashmë i arrestuar dhe dy personat e shpallur në kërkim.
Kujtojmë se Stela Gugallja që është pronarja e kompanisë Albtek Energy si dhe Klodian Zoto që është pronar i kompanisë “Integrated Technology Services”./albeu.com/