Prokuroria kërkon “arrest me burg” për Alda Klosin, masa pritet të jepet në Gjykatë

Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” për ish-zyrtaren Alda Klosi dhe masa pritet të jepet në Gjykatë.

Ish-zyrtarja e kryeministrisë ndodhet e shtruar në spital, pasi vetëm disa orë pas arrestimit (4 shkurt 2023) shfaqi probleme shëndetësore.

Sipas procedurës gjyqtari ka mbërritur në spital dhe pavionin ku mbahet nën regjim mjekësor. Procedura parashikon që gjykata të konfirmojë gjeneralitetet.

Mësohet se Klosi ka kundërshtuar akuzat dhe kërkon të rrëzojë dëshminë e pastrueses Rozeta Dobi.

Nga an a tjetër, Rozeta Dobi për rreth katër orë ditën e djeshme është pyetur në ambiente e komisariatit dhe mësohet se ka shfajësuar djalin e saj duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje./Albeu.com/