Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit deri te Gjykata Penale ka dorëzuar aktakuzë kundër ish-sekretarit gjeneral të Qeverisë maqedonase, Muhamed Zekiri. Mbi të rëndon akuza për veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit”.
Sipas aktakuzës, Zekiri si sekretar gjeneral i Qeverisë në periudhën prill 2021-mars 2022, duke e përdorur detyrën e tij zyrtare, në dy raste ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për prokurime publike, pa e zbatuar procedurën e duhur për prokurim publik, në të cilën nëpërmjet konkurrencës do të zgjidhej person juridik për zbatimin e aktiviteteve të nevojshme, ka lidhur 2 marrëveshje me 2 persona juridikë si “dhënës të shërbimeve”.
Prokuroria thonë se i akuzuari Zekiri e ka dëmtuar buxhetin e shtetit me rreth 1,5 milionë euro në interes të personave juridik. Prokuroria ka kërkuar që Zekirit ti vazhdohet paraburgimi shtëpiak./tv21