Programi IPA 3, Kumbaro :Dy projekte të rëndësishme në zonën e Kukësit dhe Gjirokastrës

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro në fjalën e saj në seancën plenare ka folur për IPA3. Ajo është shprehur se janë parashikuar 35 milion euro për dy prejekte shumë të rëndësishme për mjedisin.

Projektet do të implikohen në dy qarqe dhe ato janë qarku u Kukësit dhe i Gjirokastrës.

Kumbaro:

IPA 3 2021-27, ka në portofolin e vet edhe dy fusha shumë të rëndësishme për mjedisin. Mjedisi që tani është prioriten jo vetëm për Shqipërinë, por një prioritet botëror.

Eshtë pikëpyetja mbi të cilin qëndron i gjithë planeti. Dy projekte jane të përfshira në IPA3, ekonomia qarkulluese me focus menaxhimin e integruara te mbetjeve dhe programi i dytë është natyra dhe zonat e mbrojtura.

35 milion euro janë parashikuar për programin e parë. Për të forcuar hapat e Shqipërisë në aksion europian të rritjes së gjelbër, për një Shqiperi të pastër.

Një pjesë e vendeve europiane kanë indetifikuar modelin se si duhet të përballojë  shoqëria e konsumit bashkëjetesen me mbetjet qe ajo prodhon.

Kjo qeveri që në monentet e para të marrjes se dëtyrës, plot një vit, e ka bërë pjesë të përditshmërisë së punes së saj oksion e pastrimit kombëtar, me përforcim disafish ne sezonin veror.

Programi IPA do të zbatojë modele pë menaxhimin e mbetjeve dhe mbylljen e vend depozitmeve te paligjshme në zonat e menaxhimit për dy qarke, konkretisht në Kukës dhe Gjirokastër.

Këto modele do të bazohen në studimin e vizibilitet që do bëhen nga ky program./albeu.com


Shtuar 15.09.2022 11:54