Profesori britanik kritika ndaj planit europian: E lë të hapur pozicionimin e Serbisë ndaj Kosovës

Njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë në fokus të marrëveshjes mes dy vendeve, ka thënë James Ker-Lindsay, profesor në Shkollën Ekonomike të Londrës.

“Është padyshim e vështirë të thuhet, dhe mendoj se pika tjetër që duhet ngritur është se, edhe nëse plani çohet tutje, nuk është saktësisht marrëveshje përfundimtare. Dua të them se prapëseprapë e lë të hapur pozicionimin e Serbisë ndaj Kosovës. Nuk e zgjidh atë. Disa mund të thonë se është një hap përpara. Unë e kam parasysh atë argument. Në fakt unë jam mjaft kritik ndaj këtij plani, sepse nuk mendoj se është mjaft ambicioz”, tha ai.

Ker-Lindsay mendon se edhe Serbia edhe Kosova do të ndihen shumë të pakënaqura për këtë.

“Disa do të thoshin, mirë, shikoni, kjo është në fakt një bazë vërtet e mirë për një hap tjetër. Nëse dyja palët thonë, mirë, kjo nuk është në të vërtetë ajo që ne do të dëshironim, por mendojmë se është diçka që i çon gjërat një hap përpara. Shikoni, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara mund ta konsiderojnë këtë si një rezultat pozitiv, veçanërisht, sipas meje, pasi ata e ndjejnë se palët nuk e dëshirojnë një gjë të tillë por në fund të fundit, nuk mendoj se kjo është një marrëveshje veçanërisht efektive”.

Profesori e sheh si diçka që është krijuar më shumë nga zhgënjimi se çdo gjë tjetër, pasi evropianët e shohin këtë si një çështje të rëndësishme se janë të brengosur ndaj ndikimit të Rusisë në Ballkan.

“Dhe kanë thënë të provojmë e të shohim se çfarë mund të bëjmë. Por, me të vërtetë e kuptoj pse të dyja palët do të jenë të pakënaqura me të. Pyetja është, natyrisht, nga pala serbe, nëse presidenti [Vuçiq] mendon se mund t’ia mbushë mendjen opozitës për këtë, sepse do të jetë efektivisht një hap mjaft domethënës nëse do të bëhet, që kjo do ta lë Serbinë në një pozicion nominalist idetë e përgjithshme janë thjesht emra pa ndonjë realitet përkatës”, tha ai. /Gazeta Express


Shtuar 2.02.2023 09:11