Konfirmohet Boiken Abazi, KQZ vijon verifikimin për Pal Shkambin të dënuar 4 herë dhe Rezart Tushën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ditën e sotme i ka dhënë të drejtën e kandidimit për zgjedhjet e 25 prillit Boiken Abazit të VetëVendosjes. Vendimi u mor sot, nga ku rezultoi se Abazi nuk preket nga ligji i dekriminalizimit.

Ndërkohë vijojnë verifikimet për 2 kandidatët e tjerë. Pal Shkëmbi ka qenë i dënuar 4 herë, por mësohet se dënimet nuk janë ndaluese për të kandiduar për deputet.

Nga ana tjetër, në sitë është edhe Rezart Tusha, i cili kandidon me Partinë Demokratike në Durrës. Ky i fundit është vendosur në listë i 8-ti, rezulton me precedentë penal si shitës heroine i arrestuar në zvicër. Tusha është shkarkuar në vitin 2013 si drejtor i Burgut të Rrogozhinës dhe i kallëzuar penalisht, me akuzën se u jepte leje të paligjshme të dënuarve.

Shtuar 17.03.2021 10:03