Kosova ka blerë dronë Bayraktar TB-2 nga Turqia. Ka qenë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ai që njoftoi blerjen përmes një postimi në Facebook.
Tani, shkruan Kurti, Kosova është edhe më e sigurt.
Kurti: Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia! Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë. Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare! Me Komandantin e FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj përgëzuam oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve.