Prindërit dhe dy vajzat e mitura humbën jetën në aksidentin tragjik, bashkia merr përsipër shpenzimet e mortit

Bashkia e Patosit ka reaguar lidhur me tragjedinë që pllakosi famijen Gushi, ku 4 anëtarë, prindërit dhe dy vajzat humbën jetën pasi u morën para nga një audi luksoz që ishte duke udhëtuar me shpejtësi.

Bashkia Patos ka marrë përsipër mbulimin e shpenzimeve të ceremonisë mortore për këtë familje, ndërsa shpreh ngushëllime për humbjen e tyre.

Njoftimi i Bashkisë së Patosit:

I trishtë dhe i dhimbshëm lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të 4 bashkëqytetarëve tanë. Me miqtë e familjarët e tyre sot është pikëlluar edhe i gjithë qyteti.

Bashkia Patos shpreh ngushëllimet më të sinqerta të afërmve të familjes Gushi që humbën jetën tragjikisht në një aksident në aksin Fier-Vlorë.

Përmes një mbledhjeje urgjente të Këshillit Bashkiak, Bashkia Patos vendosi të marrë përsipër mbulimin e shpenzimeve të ceremonisë mortore për këtë familje.

U prehshin në paqe. I qoftë dheu i lehtë!

Shtuar 25.06.2021 14:35