Britney Spears kërkon falje pas rrëfimit tronditës: E bëra prej krenarisë sime

Britney Spears tronditi të gjithë opinionin publik dhe fansat e saj ndër vite me rrëfimin para gjykatës dy ditë më parë për kujdestarinë e babait të saj. Këngëtarja tregoi se i është nënshtruar vlerësimeve të shumta psiqike, ilaçeve dhe se është traumatizuar nga i ati, Jamie Spears.

Ajo deklaroi se nuk ka folur publikisht në lidhje me këtë çështje, sepse mendonte se askush nuk do e besonte, teksa zbuloi se nuk mund të mbetet shtatzënë për shkak të rregullave ligjore, që u vendosën në fuqi në 2008, sepse kujdestarët e saj nuk aprovojnë heqjen e kontrollit të lindjes. Ajo zbuloi se ka pirë litium, një ilaç që pihet për çrregullimin bipolar, kundër dëshirës së saj dhe se kjo e ka bërë të ndihet e dehur dhe të paaftë për të biseduar.

Pas këtij rrëfimi ka ardhur edhe reagimi nga Britney në rrjete sociale. Teksa ka ndarë një shprehje të Ajnshtajnit, ku shkruhet:
“Nëse do që fëmija yt të jetë inteligjent, lexoji përralla. Nëse do që të jetë akoma më inteligjent, lexoji akoma më shumë përralla”, ajo ka i ka kërkuar falje fansave.

“Ju kërkoj falje që bëja sikur isha mirë këto 2 vitet e fundit…e bëra për shkak të krenarisë sime dhe më vinte turp që ta ndaja me të tjerët atë që po më ndodhte mua”, është shprehur 39 vjeçarja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Britney Spears (@britneyspears)

Shtuar 25.06.2021 14:27