Audi 100 mijë euro në emër të babit biznesmen, kamerat e “bishës” luksoze mund të kenë filmuar aksidentin tragjik në Vlorë (FOTO LAJM)

Ky është Audi A8”, me targa AA 107 XX, i cili solli fundin tragjik të familjes Gushi.

Një  mjet mjaft i fuqishëm, me një vlerë në treg që kap shifrën e afro 1oo mijë eurove. Mësohet se mjeti është në emër të babait të Igli Madanit, Bashkim Madani, i cili është biznesmen në fushën e tregtimit të mjeteve.

Bashkë me djalin e biznesmenit udhëtonin dhe Fabio Lamaj e Glori Selimi, ndërsa të tre jashtë rrezikut për jetën. Mjeti është i pajisur me kamera të teknologjisë së fundit, ndërsa nuk dihet nëse serveri i tyre e ka ruajtur momentin e përplasjes fatale, ku mjeti që udhëtonte familja Gushi përfundoi tërësisht i shkatërrëuar.

Prindërit dhe dy vajzat e tyre, kishin planifikuar disa ditë pushimesh, që fatkeqësisht nuk do të mund të realizohen kurrë, ndërsa ky aksident na tregoi dhe njëherë tjetër pafuqinë e shtetit për të vepruar, ndaj fëmijëve në timonë që vrasin.

Shtuar 25.06.2021 14:40