Bashkia e Patosit ka reaguar lidhur me tragjedinë që pllakosi famijen Gushi, ku 4 anëtarë, prindërit dhe dy vajzat humbën jetën pasi u morën para nga një audi luksoz që ishte duke udhëtuar me shpejtësi.
Bashkia Patos ka marrë përsipër mbulimin e shpenzimeve të ceremonisë mortore për këtë familje, ndërsa shpreh ngushëllime për humbjen e tyre.
Njoftimi i Bashkisë së Patosit:
I trishtë dhe i dhimbshëm lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të 4 bashkëqytetarëve tanë. Me miqtë e familjarët e tyre sot është pikëlluar edhe i gjithë qyteti.
Bashkia Patos shpreh ngushëllimet më të sinqerta të afërmve të familjes Gushi që humbën jetën tragjikisht në një aksident në aksin Fier-Vlorë.
Përmes një mbledhjeje urgjente të Këshillit Bashkiak, Bashkia Patos vendosi të marrë përsipër mbulimin e shpenzimeve të ceremonisë mortore për këtë familje.
U prehshin në paqe. I qoftë dheu i lehtë!