Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale gjatë konferencës për shtyp sot zbuloi datën e përzgjedhjes së kandidatëve për primaret.
Përzgjedhja e kandidatëve do të realizohet nga data 6 deri më 13 nëntor.
“Komisioni do të realizojë procesin e përzgjedhjes së primareve. Përzgjedhja e kandidatëve do të jetë nga 6 deri 13 nëntor, në rregullore përcakton dy gjëra të rëndësishme që nuk i kemi pasur. Vendosja e balotazhit si instrument për të përcaktuar fituesin, kur voton kandidati më i mirë dhe e dyta vendosja e disa rregullave bazë. Komisioni gjithashtu do tw menaxhojë ankimimin e palëve të interesuara. Roli është si gjykatë e shkallës së parë që trajton çështjet që ngrihen për parregullsi”, tha Eno Bozdo.
“Kandidatët kanë tre opsione mund të vetëpropozohen, të propozohen nga anëtarësia apo nga vetë kryesia e PD-së.”