Një prift amerikan, prej më shumë se 26 vitesh ka përdorur formulë të gabuar për të pagëzuar mijëra besimtarë. Këta të fundit tashmë duhet të përsërisin çdo gjë nga e para, pasi pagëzimi me formulën e gabuar nuk është i vlefshëm, shkruan France 24.
Jo vetëm. Dhe ritualet që vijojnë në mënyrë zinxhir, duhet të përsëriten të gjitha. Protagonisti i kësaj historie është At Andres Arango, prift i kishës Shën Gregorio në Feniks të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai i kërkoi falje besimtarëve dhe dha dorëheqjen.
Gabimi u zbulua në mes të 2021-shit. Pas verifikimeve besimtarët u njoftuan se formula e përdorur nga prifti Arango: Të pagëzojmë në emër të Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë” nuk mund të konsiderohet e pranueshme, pasi nuk është komuniteti ai që pagëzon një person.
Ai që pagëzon është vetëm Krishti, përfundon njoftimi.
Janë me mijëra besimtarët që preken nga kjo histori meqënëse prej më shumë se dy dekadash At Arango ka vijuar me formulën e tij.