Prezantohej si funksionar i lartë shtetëror, i riu në Tiranë arrestohet teksa po shkonte të merrte paratë

Është arrestuar në Tiranë një 26-vjeçar me iniciale Sh.S., banues në kryeqytet.

I riu u kap në flagrancë ndërkohë që po i merrte administratorit të një subjekti privat, të cilin e kishte mashtruar në aplikacione të ndryshme, 20000 Euro.

Gjithashtu, si rezultat i këtij operacioni u identifikua dhe u shpall në kërkim organizatori i dyshuar i këtij rasti, 24-vjeçari me iniciale L.D.

Gjatë hetimeve ka rezultuar se 2 të rinjtë, duke u prezantuar si funksionarë të lartë shtetërorë, i kanë kërkuar administratorit, 50 000 euro.

Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 24-vjeçarit, i cili nga verifikimet rezulton se është jashtë shtetit, si dhe vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, personat e tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, dhe “Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore”.


Shtuar 25.09.2024 17:12