Prestigjozia italiane: Pirlo nuk do të jetë më trajneri i Juventusit

Durimi ka një kufi edhe tek Juventus. Pavarësisht premtimeve të vazhdueshme për të vazhduar së bashku, duket se rendimenti i ekipit ka mbushur kupën për drejtuesit.

Mario Sconcerti flet për Corriere della Sera lidhur me të ardhmen e trajnerit juventin:

“Gabimi ka qënë në krahasimin e këtij Juventusi me Juvet e mëparshme. Është dicka e ndryshme, por edhe kjo Juve ka shumë lojtarë të mëdhenj.

Gabimet ama janë të dukshme. Është e pamundur të mos dish ku të ndërhysh. Mendoj se Juve do të rikthehet konkuruese sezonin e ardhshëm, pa Pirlon në pankinë.

Pirlo është një trajner i mirë, i cili duhet të ketë përulësinë të fillojë nga poshtë e të mësojë zanatin, që nuk është thjesht taktikë por edhe marrdhënie me të tjerët.

Të mos kuptosh ose të mos jesh i kuptueshëm për të tjerët do të thotë tu thuash shpesh të tjerëve gjëra të pakuptueshme ”- pëfundon Sconcerti.


Shtuar 7.04.2021 17:11