3 emra për të zëvendësuar Andrea Pirlon

Te skuadra e Juventusit tashmë po mendojnë për largimin e trajnerit Andrea Pirlo pas rezultateve të dobëta këtë sezon.

Madje, mediumet italiane kanë raportuar të martën se drejtuesit e Juventusit tashmë kanë tri emra për zëvendësimin e Pirlos.

Për shkak se nuk kanë para të mjaftueshme për të angazhuar trajner si Juergen Klopp (Liverpool) e Pep Guardiola (Man. City), te Juventusi kanë kthyer sytë kah Gian Piero Gasperini, Simone Inzaghi e Luciano Spalletti.

Gasperini është trajner i Atalantas, ekip me të cilin ka arritur rezultate fantastike derisa Inzaghi është në krye të Lazio.

Spalletti aktualisht është i papunë dhe po shihet si kandidat i duhur. Te Juventusi nuk po mendojnë shkarkimin e Pirlos gjatë këtij edicioni por pas përfundimit të tij.

Pirlo verën e shkuar mori drejtimin e Juventusit dhe ka kontratë deri vitin tjetër me ekipin nga Torino.


Shtuar 23.03.2021 22:16