Pas barazimit zhgënjyes të Barcelonës kundër Levante, Joan Laporta ftoi Ronald Koeman në një takim ditën e sotme.
Sipas “Catalunya Radio”, presidenti i Barçës thuhet se është shumë i zhgënjyer me rezultatet e fundit të ekipit dhe do të donte të fliste me teknikun Hollandez për të kuptuar situatën.
Prej disa javësh përflitet së ditët e ish-trajnerit të Hollandës janë numëruar dhe humbja e mundshme e titullit në La Liga mund të tregojë fundin e epokës Koeman në Katalonia.
Trajneri aktual, është zgjedhur nga ish-presidenti Josep Maria Bartomeu, ndërsa Joan Laporta mund të emërojë një teknik tjetër për ta shoqëruar në mandatin e tij të ri.