Prestigjozia italiane: Lojtarët dalin kundër Pirlos

Juventusi nuk po kalon një moment aspak të mirë teksa pakënaqësitë në skuadër janë rritur ndaj trajnerit aktual Andrea Pirlo.

“Gazzetta Dello Sport” raportoi se Bufon ishte një nga ata më të pakënaqurit me punën e Pirlos teksa minutat për gardianin italian këtë sezon kanë qenë të pakta.

Ndër të tjera flitet se dhe mesfushori Uiston Mekeni ka dalë hapur kundër ideve të Pirlos, pasi ky i fundit bashkë me klubin bëjnë përgjegjës për situatën lojtarët.

Mbrëmjen e sotme, Juventusi do të luajë në transfertë kundër Sasuolos dhe fitorja është detyrim për bardhezinjtë pasi sezoni i gjithë skuadrës është në rrezik serioz.


Shtuar 12.05.2021 17:01