Skandali në Turqi, presidenti i Galatasaray sulmon lojtarët: Jemi lodhur nga orgjtë dhe festat e shfrenuara (FOTO LAJM)

Galatasarai e ka humbur tërësisht rrugën e titullit kampion teksa në pesë ndeshjet e fundit ka marrë vetëm një fitore.

Kështu kjo skuadër renditet në vendin e tretë duke ia lënë stafetën e luftës për titull vetëm Beshiktashit dhe Fenerbaces. Por përse vjen kjo formë e dobët e Galatasarait?

Në gazetën turke “Milliyet” është publikuar një intervistë me presidentin e Galatasarait, Mustafa Cengiz. Ky i fundit sulmoi një prej lojtarëve të ekipit, Ryan Donk. “Futbollistët nuk po stërviten siç duhet. Po stërviten vetëm në mbrëmje. Jemi lodhur me orgjtë e Ryan Donk dhe festat që organizon në mbrëmje. Po e kalojnë shfaqjen e tyre diku tjetër”.

Galatasaray humbi 1-0 nga Beşiktaş në 2019 dhe u fol shumë për imazhet argëtuese të Ryan Donk, Ryan Babel dhe Mario Lemina. Nga ana tjetër, lojtari Donk bëri një deklaratë në postimin e tij në ditën e derbit, “Unë nuk mund të luaj në derbi sepse djali im po kryen një  operacion, një mashtrim ky ndaj klubit legjendar turk.

Kaq ka mjaftuar që në Turqi të plasin polemikat për mënyrën sesi po menaxhoi klubi i Galatasarait. Nuk kaloi shumë kohë që vetë skuadra e njohur të vinte me deklaratën që mohon tërësisht fjalët e presidentit: “Këto janë fjalë janë tërësisht imagjinare dhe janë publikuar në gazetë. E pamoralshme mund ta quajmë më së paku. Kjo është përpjekje për të diskredituar presidentin e klubit Mustafa Cengiz në publik duke vendosur fjalë që nuk janë thënë kurrë dhe plot shpifje”, shkruhej në deklaratë. sportekspres


Shtuar 15.04.2021 19:11