Presidenti Begaj liron nga detyra si Ambasador në Brazil Rezar Bregun, ja kush do ta zëvendësojë

Presidenti Bajram Begaj, me një vendim të marrë ditën e sotme, ka liruar nga detyra si Ambasador Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Federative të Brazilit, Rezar Bregun.
Mësohet se në këtë detyrë është emëruar Genti Bendo.

Brendo, ashtu siç ishte dhe Beregu, do të jetë dhe Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetin Shumëkombësh të Bolivisë, në Republikën e Ekuadorit, në Republikën e Kolumbisë dhe në Republikën e Perusë, jo rezident.
Njoftim për Shtyp
Tiranë, më 25 korrik 2024

Presidenti i Republikës, Sh.T. Z. Bajram Begaj dekretoi sot lirimin e zotit Rezar Bregu nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Federative të Brazilit, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Argjentinës, në Republikën e Bolivisë, në Republikën e Ekuadorit, në Republikën e Kilit, në Republikën e Kolumbisë, në Republikën e Perusë dhe në Republikën e Uruguait, jo rezident.
Po sot, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj dekretoi emërimin e zotit Genti Bendo në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Federative të Brazilit, rezident, si dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetin Shumëkombësh të Bolivisë, në Republikën e Ekuadorit, në Republikën e Kolumbisë dhe në Republikën e Perusë, jo rezident.


Shtuar 25.07.2024 16:50