Presidenti Bajram Begaj uron kryebashkiaken e parë shqiptare në SHBA: Model frymëzimi dhe krenarie

Përmes një reagimi në llogarinë  e tij në “Facebook”, presidenti i vendit Bajram Begaj, ka uruar Violetta Berisha, për betimin si Kryetare e Bashkisë së Fairview, NewJersey.

Begaj e cilëson si një moment historik për komunitetin shqiptar në SHBA.

“Suksesi i saj si gruaja e parë shqiptare që merr një detyrë të tillë është një model frymëzimi dhe krenarie”, shprehet Begaj.

 Reagimi i presidentit:

“Urime Violetta Berisha për betimin si Kryetare e Bashkisë së Fairvieë, New Jersey.

Ky është një moment historik jo vetëm për të, por edhe për komunitetin shqiptar në SHBA.

Suksesi i saj si gruaja e parë shqiptare që merr një detyrë të tillë është një model frymëzimi dhe krenarie”, shkruan Begaj.


Shtuar 5.01.2024 14:56