Enkelejd Alibeaj, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së ku është folur për presidentin e ri, ka dalë në një prononcim për media ku është shprehur se është diskutuar me përgjegjshmëri të lartë.
Alibeaj gjithashtu ka njoftuar se nesër paradite do të ketë një mbledhje për vijimin e diskutimeve për emrin e kreut të ri të shtetit.
“Gjithçka çfarë është vepruar dhe artikuluar në selinë e kryesisë sot u mblodhëm në vijim të asaj të djeshmes që mori dakordësinë ditën e djeshme ky dokument. Diksutuan në sensin më të lartë të përgjegjësisë.
Më e rëndësishme është që unë kam dëshirën që presidenti i republikës ne jemi ne proces për të zgjedhur presidentin e shqiptarëve. Jemi unisong nga 26 anëtarë kolegë t’jua bëjmë me dije se në një mbledhje tjetër nesër pasdite do të diskutojmë të gjitha cështjes të pjesëmarrjes së këtij procesi në zgjedhje. Ti konsultoijmë të gjithë deputetët të shprehin vullnetin e tyre , kjo është e para që dua të them publikisht dhe p[ër cilindo të jetë transparent. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur. Do të konsultohemi edhe me aleatët tanë, do të diskutojmë për të gjitha dëshirat dhe emrat që do na propozojnë”, tha Alibeaj./albeu.com