Premtimi unik i Presidentit të Zimbabve: Më votoni për të shkuar në Parajsë!

Presidenti i Zimbabvesë, Emmerson Mnangagwa u kërkon votuesve të tij një fitore dërrmuese përpara zgjedhjeve të 23 gushtit.

E ndërsa nuk është lideri i parë që kërkon një gjë të tillë, premtimi që po bën është ndoshta unik.

Siç tha ai, ata që votojnë për partinë e tij, ZANU-PF, do të shkojnë në parajsë.

Në një fjalim në kryeqytetin Harare, siç raportohet nga Associated Press, presidenti tha se “askush nuk do të na ndalojë të sundojmë vendin. Ne sollëm pavarësinë, shqelmuam kapitalizmin. Nëse nuk votoni, ju humbisni.”

Mnangagwa, 80 vjeç, mori pushtetin në vitin 2017 pas një grusht shteti kundër liderit prej dekadash Robert Mugabe.

Edhe pse u premtua një epokë e re lirie dhe demokracie, situata në vend mbetet shumë e keqe. Marrëdhëniet me Perëndimin mbeten të ftohta, me presidentin që i drejtohet Rusisë dhe Kinës.

Ai më tej paralajmëroi se pasuesit e partisë së tij do të përballen me pasoja nëse do të përdorin akte dhune kundër kundërshtarëve të tyre.

Megjithatë, organizata të tilla si Amnesty International kanë një mendim të ndryshëm, të cilët besojnë se qeveria e vendit përdor sistematikisht dhunë kundër opozitës ose atyre që nuk e duan regjimin./Albeu.com/


Shtuar 11.08.2023 20:19