Prej orës 9 të mëngjesit! Përfundon seanca ndaj kryebashkiakut të Lushnjes, pritet vendimi

Seanca e gjatë maraton e nisur nga ora 09:00 e mëngjesit ndaj kryebashkiakut të Lushnjes dhe 10 të arrestuarëve, ka përfunduar.

Gjyqtarja e Posaçme, Danjela Shirka është tërhequr për të marrë vendimin.

Ish-kryebashkiaku Tushe akuzohet se në bashkëpunim me vartësit e tij janë përfshirë në tenderin abuziv për rehabilitimin e kanalit ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj me vlerë 28 milionë lekë të reja. /albeu.com/

 


Shtuar 8.07.2021 16:35