“Preferoj të marr 23-24 lojtarë”, Reja: Dua karakter dhe personalitet në kto dy ndeshje  

Edi Reja në konferencë për shtyp në kaudër të ndeshjeve të fundit të Nations League përballë Izraelit dhe Islandës, që janë dy ndeshje vendimtare për “kuqezinjtë” është shprehur optimist për rezultate sportive.

Tekniku italian u shpreh se ai preferon që të grumbollojë 23-24 lojtarë  dhe jo 27 dhe më pas dikush të përfundojë në tribunë dhe të mërzitet.

Për dy ndeshjet e radhës tekniku kërkon karakter dhe personalitet.

Reja:

Preferoj të marr 23-24 lojtarë në total, pasi me 27 lojtarë dikush përfundon në tribunë dhe mërzitet, doja ta evitoja këtë gjë. Ky është grupi, nuk më pëlqen të bëj shumë eksperimente përpara ndeshjeve të rëndësishme.

Jemi akoma në  garë për vendin e parë. Kemi lojtarë me eksperiencë. Aspekti karakterial dhe personaliteti i lojtarëve janë shumë të rëndësishme për këto dy ndeshje. Kundërshtarët i njohim, kam besim tek ekipi. Duhet shumë karakter, sidomos në Izrael./albeu.com

 


Shtuar 17.09.2022 13:21