“Pranvera fitoi mbi dimrin”, Meta uron Sulltan Novruzin me pamje nga Mali i Tomorrit (VIDEO)

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit.

Meta uron shëndet dhe mbarësi për të gjithë, duke shtuar se pranvera fitoi mbi dimrin.

Komentet Meta i bëri përmes një postimi në faqen e tij në Facebook dhe i shoqëroi edhe me një video krah saj.

Postimi i Ilir Metës:

Me këtë super pamje nga Mali i shenjtë i Tomorrit ju uroj përzemërsisht: Gëzuar Sulltan Nevruzin, festën simbol të fitores së pranverës mbi dimrin, të shpresës mbi dëshpërimin! Shëndet të mirë dhe mbarësi për të gjithë!

Ju ndihmoftë Abaz Aliu dhe të keni bekimet e Zotit!/albeu.com/


Shtuar 22.03.2022 09:37