Prag zgjedhjesh/ Yuri Kim paralajmëron: Të ndëshkohen partitë që blejnë vota

Na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet vendore të 14 majit.

Për rrjedhojë ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka bërë thirrje që të merren masa në rast shit-blerjesh votash.

Në një prenoncim për mediet pas përfundimit të konferencës për 110 vjetorin e e Gjykatës së Lartë, Yuri Kim u shpreh se ka raportime për blerje votash.

Ajo tha se është në dijeni të këtyre raportimeve për shit-blerje të votave duke kërkuar që të merren masa përkundrejt partive politike që akuzohen.

“Të gjithë që kanë të drejtë për të votuar, duhet të votojnë, kemi parë raportime për blerje dhe shitje votash dhe shpresojmë që autoritet do të bëjnë detyrën e tyre, nëse disa po thonë se po blen vota për një parti politike, ndaj kësaj partie politike duhen ndërmarrë veprime”, tha Kim./albeu.com/


Shtuar 10.05.2023 11:35