Postoi video duke lëvizur me shpejtësi “skëterrë”, policia ndalon Aleks Vishën

Policia e Shtetit ka shoqëruar mbrëmjen e sotm në komisariat personazhin e njohur të rrjeteve sociale, Aleks Vishën.

Ndalimi i Vishës u bë pasi pak ditë më parë ai reklamoi në rrjetet sociale ndërsa ecte me një shpejtësi të çmendur në tunelin e “Rrugës së Kombit”.

Vishës i është bllokuar mjeti Lamborghini, si dhe është gjobitur me 1 milionë lekë të vjetra.

Njoftimi i policisë:

Qarkulloi me shpejtësi 305km/h, në tunelin e Kalimashit, Policia Rrugore e Tiranës identifikon dhe bllokon automjetin “Lamborghini”.

Shoqërohet në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. V.

Pas publikimit në rrjetet sociale, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që qarkullonte me shpejtësi 305 km/h, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar punën për identifikimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij. Në bazë të pamjeve filmike të siguruara, është identifikuar dhe ndaluar automjeti tip “Lamborghini” me drejtues shtetasin A. V., të cilin e Policia e ka shoqëruar në Komisariat.

Ndaj drejtuesit të automjetit u mor masë administrative 100 000 lekë të rinj.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon gjithashtu për ndalimin e publikimeve që kanë karakter joedukativ për sigurinë rrugore.

#udhëtomejetënnëmendje ?️?

#zbatorregullat✅⚠️

#mbrojetën

#respektokëmbësorët ??

#STOP ❌shpejtësi ❌alkool❌celular?


Shtuar 17.03.2023 20:01