“Porsche” del nga rruga në Fier, pëson dëmtime drejtuesi i mjetit (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur sot në Fier. Një mjet tip “Porsche” ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përfunduar anës rrugës. Nga aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit.

“Sot rreth orës 14:00, në aksin rrugor Fier-Patos, shtetasi M. P., 29 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Porsche” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vet drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga”, njofton policia./albeu.com

Shtuar 1.06.2022 14:50