Populli vendosi! Si po ndahen mandatet: PS kryeson me 74, kaq ka siguruar Basha deri tani

Prej gati 8 orë numërim, kanë dalë rezultatet e para të votimeve të shqiptarëve.

Deri më tani në vend kryeson bindshëm PS e ndjekur nga PD, LSI dhe PSD e Tom Doshit.

Rezultatet janë:

PS: 50.07 %  ose  175 789 vota

PD: 38.31 % ose 134 492 vota

LSI: 7.04 % ose  24 724 vota

PSD:  1.9 %  ose 6.673 vota

Deri më tani duket se PS ka siguruar 74 mandate deputeti duke përmbushur dëshirën dhe pritshmërinë e kryeministrit Rama.

Partia Demokratike deri më tani ka siguruar 56 mandate në Kuvend.

LSI më në krye Monika Kryemadhin 7 mandate.

PSD me Tom Doshin deri tani ka siguruar 3 mandate deri tani. /albeu.com/

 

 


Shtuar 26.04.2021 07:59