Numërohen gati gjysmat e votave! Ky qark i jep fitoren Ramës, merr dyfishin e votave të Bashës

Qarku i Gjirokastrës po numërohet me  shpejtësi dhe eficencë  të madhe ku deri tani janë numëruar gati 42% të votave.

Rezultatet e KQZ tregojnë se kryeson bindshëm PS që ka arritur të marrë 55.23% të votave, gati dyfishi i votave që ka marrë PD 28.40%.

LSI duket larg dy forcave kryesore, ku ka arritur të marrë deri më tani 13.53% të votave.

Rezultatet  në rang vendi janë:

PS: 50.07 %  ose  175 789 vota

PD: 38.31 % ose 134 492 vota

LSI: 7.04 % ose  24 724 vota

PSD:  1.9 %  ose 6.673 vota /albeu.com/

 


Shtuar 26.04.2021 08:06