Polonia e kërkon për tentativë vrasjeje, Gjykata e Tiranës lë në burg polakun: Do të ekstradohet!

Gjykata Penale e Tiranës caktoi arrest në burg me qëllim ekstradimin për në Poloni të një 28-vjeçari.

Ai u arrestua më 17 gusht në Tiranë i akuzuar për tentativë vrasjeje të dyfishtë.

Para gjyqtarit Gert Hoxha, shtetasi polak Dominik Orlowski kërkoi që të mos ekstradohet, pasi në vendin e tij i rrezikohet jeta.

Momenti i arrestimit

Për 28-vjeçarin, ishte caktuar arrest në burg në Poloni, ku në 10 mars të këtij viti, në bashkëpunim me persona të tjerë, ai ka qëlluar disa herë me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin po lëviznin 2 shtetas, për t’i vrarë ata. Njëri prej tyre mbeti i plagosur rëndë.

Po ashtu, i riu rezulton i dënuar nga Gjykata në Poloni me 7 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, sulm dhe shkatërrim prone.

Nga ky dënim, 28 vjeçarit i duhet të kryejë më shumë se 5 vjet burgim./Albeu.com.


Shtuar 20.08.2023 12:43