Dy raketa ruse goditën Poloninë, Rama: Jemi seriozisht të shqetësuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me lajmin se dy raketa ruse kanë goditur territorin e Polonisë.

Nëpërmjet një postimi në twitter, Rama ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen ndaj Polonisë.

“Mateusz Morawiecki, Shqipëria është seriozisht e shqetësuar për lajmet mbi shpërthimet në Poloni. Ju keni solidaritetin dhe mbështetjen tonë”-i ka shkruar Rama kryeministrit polak.

Kujtojmë se një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane, tha me herët se raketat ruse kaluan edhe në Poloni, duke vrarë dy persona, raporton AP. Polonia është shtet anëtar i NATO-s.

Zëdhënësi i qeverisë polake, Piotr Mueller, nuk e konfirmoi menjëherë këtë informacion, por tha se krerët e shtetit po mbajnë një takim urgjent për shkak të një “situate krize”.

Mediat polake raportuan se dy persona vdiqën në një fshat polak, i cili gjindet pranë kufirit me Ukrainën.

Pentagoni tha se nuk mund t’i konfirmojë këto raportime.

“Ne jemi të vetëdijshëm për raportimet e mediave, të cilat pretendojnë se dy raketa ruse kanë goditur një vendndodhje brenda Polonisë, afër kufirit me Ukrainën. Mund t’ju them se ne nuk kemi asnjë informacion në këtë moment për të vërtetuar këto raportime dhe jemi shikuar këtë çështje edhe më tej”, tha ka thënë koloneli Patrick Ryder, një zëdhënës i ushtrisë amerikane.


Shtuar 15.11.2022 22:10