Polonia 1-1 me Çekinë, Shqipëria zyrtarisht në “EURO 2024”, si renditen skuadrat në Grupin E! SKENARËT për rezultatet e ndeshjeve të fundit

Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja tjetër e grupit E, ajo mes Polonisë dhe Çekisë. Pas këtij rezultati Polonia i thotë lamtumirë kualifikimit për në kampionatin europian “Gjermani 2024”. ndërsa Çekia do të luaj “finalen” e saj përballë Moldavisë në pragë pas 3 ditësh, në mënyrë që t’i bashkohet Shqipërisë në rrugën drejt Gjermanisë.

Ishin polakët që kaluan të parët në avantazh me anë të Piotrovskit në minutën e 38-të të pjesës së parë.

Por menjëehërë pas fillimit të pjesës së dytë çekët barazuan me anë të Soucek, dhe deri në fund të sfidës rezultati mbetet i pandryshuar.

Renditja në Grupin E

Pas rezultateve të sotme Shqipëria udhëheq e vetme grupin me 14 pikë, duke prerë dhe e para biletën për në Gjermani vitin e ardhshëm.

Ndërkohë që në vend të dytë renditet Çekia me  12 pikë por që i duhet të paktën dhe një barazim për t’iu bashkuar Shqipërisë për në fazën finale të kampionatit europian. ndërsa në vendin e tretë renditet Polonia, por me ndeshjen e sotme i tha lamtumirë Gjermanisë, pasi nuk ka më ndehsje zyrtare.

Moldavia pas barazimit të sotëm me Shqipërinë renditet në në vendin e katërt me 10 pikë, mbetet ende në garë për tu kualifikuar për ë fazën finale të kampionatit europian, por vetëm në rast se do të fitonte në Çeki.

Grupin e mbyll në vendin e funit Ishujt Faroe.

Shanset e Shqipërisë për ta mbyllur në vend të parë (SKENARËT)

Shqipëria tashmë ëhstë kualifikuar zyrtarisht për në kampionatin Europian të vitetit të ardhshëm, por ka dhe një ndeshje e cila do ta bënte atë zyrtarisht dhe fituesen e grupit E e cila ëhstë ajo pas 3 ditësh që do të luhet në “Air Albania”.

Nëse Shqipëria do të fitonte ose do të merrte vetëm 1 pikë përballë Ishujve Faroe, çfarëdo rezultati të prodhonte ndeshja tjetër mes Çekisë dhe Moldavisë, do t’i vuloste kuqezinjtë si të parët në Grup.

Por në rast se Shqipëria do të mundej nga Ishujt Faroe, atëherë për të mbajtur vendin e parë në grup Çekia do të duhej të barazonte ose humbiste përballë Moldavisë, nëse do të ndohë që çekët të fitojnë, kuqezinjtë e mbyllin garën në vendin e dytë.

Gjasat janë që skenari i parë të jetë 99% i realizueshëm, ndërsa që të ndodhë skenari i dytë do ishte thuajse e pamundur.  /AlbEu.com/


Shtuar 17.11.2023 22:56