Vrasja e deputetit konservator David Amess po trajtohet si një incident terrorist nga policia.
David u godit me thikë disa herë në tubim elektoral në Leigh-on-Sea në Essex, të premten.
Policia Metropolitane tha se kishte lidhje potenciale me ekstremizmin islamik.
Një 25-vjeçar britanik u arrestua në vendin e ngjarjes nën dyshimin për vrasje dhe policia tha se nuk po kërkonte askënd tjetër për vdekjen.
Si pjesë e hetimit, oficerët po kryejnë kërkime në dy adresa në zonën e Londrës.
Forcat besojnë se autori ka vepruar vetëm, por hetimet për rrethanat e incidentit po vazhdojnë.
Burimet qeveritare kanë thënë për BBC se ai është një shtetas britanik i cili, nga hetimet fillestare, duket se është i trashëgimisë somaleze./albeu.com