Policia zbarkoi sërish të mërkurën, 13 korrik, në banesën e Valter Bamit në Nikël, i arrestuar pas atentatit ndaj Gentian Bejtjas në oborrin e banesë ku u vra kunati i tij Ramazan Sino dhe u plagosën dy djemtë e tij të mitur.
Policia shkoi në banesë në kërkim të armës sportive, të cilën e ka me leje, dhe pretendon se gjurmët e barutit të gjetura te kyçin e dorës së majtë janë të saj dhe jo të plumbave të kallashnikovit që u qëlluan mesnatën e 4 korrikut 2023.
Mësohet se pas kontrollit në shtëpi arma sportive nuk është gjetur dhe policia është kthyer duarbosh. Mësohet se në vijim do të ketë një tjetër kontroll, pasi me avokatin e Bamit dhe në konsultim me këtë të fundit të mësohet vendi i fshehtë ku mbahet arma sportive. Pas gjetjes, arma në fjalë pritet të krahasohet me faktorët plotësuese të gjetur në kyçin e dorës së majtë të 37-vjeçarit./shqiptarja