Në 24 orët e fundit, Policia e Shtetit ka pezulluar 46 leje drejtimi, ka arrestuar 9 shoferë dhe ka vendosur 648 gjoba për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe ngarje mjeti në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë:
Policia e Shtetit ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore nacionale, në zonat bregdetare, në zonat urbane e akset që lidhin njësitë administrative, duke përdorur radarë, dronë e patrulla të lëvizshme, të pajisura me automjete, të pauniformuara, kamera e aparatë fotografike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Si rezultat i kontrolleve me radarë , në të gjitha rrugët e vendit janë konstatuar përsëri drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë pezulluar 25 leje drejtimi për shpejtësi që varionin nga 102 km/h në qendrat e banuara, deri në 157 km/h në rrugët interurbane.
Si dhe janë vendosur 278 masa administrative nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj, për shpejtësi deri në 30 km/h më shumë nga tabela e lejuar.
Janë vendosur 305 masa për parakalime të gabuara dhe 203 masa për përdorim të aparatit celuar gjatë drejtimit të mjetit, 198 për mos përdorim të rripit të sigurimit, 91 për mos përdorim të kaskës mbrojtëse.
Janë arrestuar në kushtet e flagrancës, 9 drejtues mjetesh nga të cilët, 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Janë pezulluar 21 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionte nga 0.31 mg/l deri në 0.45 mg/l.
Si dhe janë vendosur 56 masa administrative nga 5.000 deri në 15.000 lekë të rinj, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, që varionte nga 0.06 mg/l deri në 0.29 mg/l”, thuhet në njoftimin e Policisë./albeu.com