Policia në numër më të madh se protestuesit, BIRN: Aktivistët paqësorë dhe qytetarët me fëmijë u shoqëruan brutalisht

Qytetarët dhe aktivistët që morën pjesë në protestën e thirrur të hënën përpara Parlamentit u ndeshën me disa kordone policore, të cilat ishin ngritur qindra metra larg ndërtesës ku deputetët po zhvillonin seancën plenare.

Protestuesit nisën të grumbulloheshin rreth orës 08:30, duke brohoritur “nuk na përfaqësoni” dhe “deputetë të krimit”. Ndërkohë, qindra efektivë, mes tyre edhe pjesëtarë të Ndërhyrjes së Shpejtë, kishin zënë me disa rreshta secilën rrugë që të çonte te godina e Parlamentit, duke e bërë të pamundur kalimin. Brenda perimetrit të mbyllur ndodheshin gjithashtu dhjetëra autoblinda, automjete për shpërndarjen e turmave me ujë dhe mjete të tjera të Policisë së Shtetit.

Të lidhura

None found

Mbyllja e akseve krijoi vështirësi edhe për qindra qytetarë që duhej të shkonin në punë ose në destinacione të tjera. Efektivët u kërkuan atyre të përdornin itinerare alternative, disa herë më të gjata.

Numri i punonjësve të policisë, të vendosur në rreshta të gjatë dhe të dendur, rezultonte disa herë më i lartë se ai i pjesëmarrësve në tubim. Protestuesit ishin ndarë në dy grupe: njëri qëndroi pranë Xhamisë së Namazgjasë, ndërsa tjetri pranë Ministrisë së Brendshme.

Grupi i vendosur te Ministria e Brendshme marshoi për t’u bashkuar me protestuesit e tjerë në Rrugën e Elbasanit. Gjatë gjithë lëvizjes nëpër bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe bulevardin “Zhan d’Ark”, ata u ndoqën nga një numër i madh punonjësish policie.

Rreth orës 10:00, sapo protestuesit arritën pranë Rrugës së Elbasanit, postblloku policor u zhvendos në krahun tjetër të urës. Në këtë mënyrë u zgjerua zona e rrethuar, ndërsa brenda saj mbetën disa pjesëmarrës që kishin mbërritur më herët.

Teksa protestuesit po afroheshin, policia shoqëroi disa prej tyre. Mes të ndaluarve ishte edhe aktivisti Arben Kola, të cilin katër efektivë e ngritën në ajër, duke e mbajtur nga duart dhe këmbët. Shoqërimet u realizuan me forcë: disa protestues u rrëzuan përtokë, ndërsa të tjerë u tërhoqën për t’u prangosur dhe më pas u dërguan në komisariatin nr. 1.

Pas hedhjes së një guri drejt punonjësve të policisë, këta të fundit përdorën spraj me piper. Si pasojë, u dëmtuan disa protestues dhe fotoreporteri Malton Dibra, i cili në atë moment po kryente detyrën. Një i ri u transportua me autoambulancë në spital për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga spraji me piper.

Në drejtim të efektivëve u hodhën edhe vezë, ndërsa disa aktivistë u kërkuan pjesëmarrësve të ruanin qetësinë. Më pas, një pjesë e protestuesve u kthyen pranë Ministrisë së Brendshme, kurse të tjerë vazhduan tubimin afër qendrës tregtare Toptani.

Rreth orës 11:30, pjesëmarrësit u bashkuan në Sheshin Skënderbej dhe më pas marshuan drejt Komisariatit nr. 1, ku kërkuan lirimin e pesë personave të shoqëruar.

Pas daljes nga komisariati, Arben Kola deklaroi se nuk kishte kryer asnjë veprim tjetër përveç thirrjeve që bënte zakonisht në çdo protestë. Më vonë, rreth orës 15:30 të së hënës, policia shoqëroi katër aktivistë të Lëvizjes Bashkë dhe tre të rinj, ndërsa ata ndodheshin në trotuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në një reagim të publikuar në Facebook, Lëvizja Bashkë njoftoi se katër aktivistët “nuk po bënin asgjë, përveçse po rrinin në trotuar”.

Aktivisti Edison Lika i tha BIRN se, për të shmangur çdo përplasje me punonjësit e Policisë së Shtetit, në protestën e së hënës kishin marrë më pak vezë, duke pasur parasysh dhunën dhe arrestimet e shumta të kryera më parë nga policia.

Sipas Likës, efektivët kishin mbërritur me një urdhër të qartë për të ushtruar sërish dhunë. Ai tha se disa persona u arrestuan edhe pse nuk pati asnjë përplasje me policinë: njëri prej të rinjve u ndalua sepse po filmonte, ndërsa një tjetër pasi kaloi Lanën. Lika e cilësoi situatën paradoksale dhe dhunën të pajustifikuar, duke shtuar se persona të tjerë u dëmtuan nga spraji me piper.

Edhe aktivistja Sidorela Vatnikaj deklaroi për BIRN se organizatorët kishin bërë thirrje për një tubim paqësor, por në terren ishin përballur me një prani jashtëzakonisht të madhe policore. Sipas saj, numri i efektivëve nuk ishte aspak në përpjesëtim as me pjesëmarrjen në protestë dhe as me rrezikshmërinë e protestuesve.

Vatnikaj tha se kjo nuk ishte hera e parë që protestuesit shoqëroheshin në mënyrë të dhunshme dhe të turpshme, pa u respektuar asnjë protokoll. Ajo theksoi se pjesëmarrësit nuk kishin kryer veprime të dhunshme apo të paligjshme, por vetëm po ushtronin të drejtën e tyre për të protestuar paqësisht.

Të njëjtën përshtypje për praninë e madhe të forcave policore, dhunën dhe shoqërimet pati edhe aktivistja Fatma Paja. Ajo deklaroi se policët ishin më të shumtë se protestuesit, ndonëse mes pjesëmarrësve kishte edhe qytetarë me fëmijë dhe ata nuk po shfaqnin dhunë.

Sipas Pajës, protestuesit u kapën në mënyrë shumë brutale dhe të dhunshme. Ajo kërkoi që të ngrihej zëri edhe kundër dhunës së ushtruar ndaj qytetarëve dhe protestuesve paqësorë.


holiganbetJojobetPusulabet girişimajbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetjojobetbetwooncasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın al