AlbEu.com ka mësauar detaje të reja që lidhen me ngjarjen e rëndë të ditës së sotme në Paskuqan, ku 40-vjeçari Dan Hutra vrau ish-kunatën, nusen e vëllait të ish-bashkëjteueses, si dhe plagosi këtë të fundit dhe nënë e saj.
Pak para vrasjes Dan Hutra ka kryer një tjetër krim në Astir. Albeu.com mëson se Hutra ka shkuar në banesën e të dashurës së tij në zonën e Astirit, ku ka plagosur me thikë atë dhe më pas i ka vjedhur dhe paratë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:15, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spital, shtetasja M. G., 40 vjeçe, e dëmtuar me mjet prerës, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se kjo shtetase është dëmtuar me mjet prerës, në zonën e quajtur “Astiri”.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Pas plagosjes në astir ai ka shkuar në Paskuqan në banesën familjes Hysja, ku ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).
Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.
/AlbEu.com/