Policia ishte në kërkim të tij për ekzekutimin e vendimit të Apelit, vetëdorëzohet Fran Frrokaj

Edhe pse urdhër arresti për ish kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frroku është lëshuar që në orën 13:00, policia ende nuk ka arritur ta arrestohet.

Më herët News24 kontaktoi me avokatin e tij Neshat Fanaj, i cili deklaroi se Frrokaj ka marrë kontakt me policinë dhe është duke pritur veprimet procedurale.

Kujtojmë se ish kryebashkiaku i Lezhës është dënuar sot Nga Gjykata e Apelit të Shkodrës me vendim të formës së prerë me 3 vite burg për shpërdorim detyre dhe tjetërsim të pronave tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin./albeu.com


Shtuar 28.10.2022 20:43